Protesta shkon në Kuvend, opozitarët këndojnë koret, Balla: Projekti do të bëhet

Nga Anesti Barjamemaj
11 Qershor 2026, 19:45 | Politikë

“Rama jepe dorëheqjen!” Refreni i protestës tashmë masive tek kryeministria mbërriti edhe në Parlament.

Dy forcat që kanë dominuar jetën politike që prej rrëzimit të diktaturës dhe që janë objekt i zemëratës së qytetarëve. Nisën të flisnin pikërisht për lëvizjen e Flamingove në Bulevard, secili në mënyrën e vet.

Kryeministri nuk surprizoi të ishte në sallë, por në emër të tij dhe të mazhorancës foli Taulant Balla, që tregoi vendimin e prerë të socialistëve për kërkesat që tashmë vijnë dhe nga opozita.

Opozitarët në sallë nuk shkuan vetëm me koret e protestës, por edhe me pankartat që kanë marrë vëmendjen më të madhe. Socialistët tentuan t’i kapin në një moment demokratët, duke u kujtuar heshtjen, pas asaj që ndodhi në Zvërnec dhe provokoi protestën Tiranë.

“Në 30 maj ku ishit, pse nuk folët, pse heshtët”, tha Bido.

Sali Berisha kërkon përballje me rivalin e tij direkt.

Taulant Balla ka vetëm një mesazh për ata që kërkojnë largimin e qeverisë nga sheshi dhe nga Kuvendi dhe replika ndaj tij nuk vonoi.

Kreu i deputetëve socialist ka qenë më i zëshmi në radhët e shumicës kundër protestës, duke numëruar nga larg edhe pjesëmarrësit në të. Por pas 10 qershorit kishte tjetër mendim.

Ishin më shumë se 2 mijë, por kishte demokrat.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji aktual i investimeve strategjike e ka krye misionin e tij. Ministri Sofjan Jaupaj tha se në Zvërnec nuk preken standardet e BE-së për mjedisin dhe zonat e mbrojtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos