Dy muaj më parë, Vendim Kapaj interpretonte në Teatrin e Operas dhe Baletit këto tinguj. Drejtuesi Aulon Naçi e ftoi nga Vlora për të na rrëfyer këtë magji të polifonisë, që prej tre ditësh është edhe lajm, si tingujt që shoqërojnë për rreth 1 minutë edhe Odisenë kinematografike.
Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit ka bërë çka mundur ta thërrasë sa herë duhet t’i prezantojë publikut magjinë e tij, por Vendim Kapaj, që e takoi kompozitorin Ludwig Göransson, autor i kolonës zanore të filmit, një vit më parë dhe për plot 5 orë interpretonte në Teqenë e Kuzum Babait, është po i njëjti artist që, para kësaj dite, ai mjeshtër për të cilin shkruajmë e flasim sot, shiste peshk si një shitës ambulant.
Si një thirrje që ansambli i vetëm nuk mund të kujdeset për mjeshtrat dhe se shoqëria duhet t’i vlerësojë pasuritë jo me harresë, duket se Odisea, filmi që hasi kritika nga përzgjedhja e autorëve e deri te kostumografia, po shfaqet edhe si një shkundje artistike.
A duhet t’i mbetemi besnikë veprës, mjeshtrave që e trashëgojnë, apo le të eksperimentojmë edhe me atë që për shumë prej nesh është identitet? (A2 Televizion)