Mbrojtja nën pranga, ç’ndodhi me avokatët mbrojtjes në regjimin komunist?

Nga Luela Myftari
17 Korrik 2026, 18:59 | Kulturë

Në periudhën e diktaturës ushtrohej profesioni i avokatit, por kjo vetëm në letra. Nuk janë të paktet rastet kur dhe ata vetë u bënë pre e gjyqeve me dëshmimtarë të rremë apo dhe u survejuan e u përndoqën.

Autoriteti i dosjeve prezantoi një ekspozitë me këto raste të përballjes nga periudha e çlirimit dhe deri në vitin 1961. Emra të njohur të kohës e që lënë gjurmë edhe sot si Tefik Mborja, Haki Karapici, Ali Erebara, Myzafer Pipa e të tjerë u bënë pjesë e prezantimit. Për kreun e autoritetit Gentiana Sula këto janë plagë të shoqërisë, por që ka ardhur koha të trajtohen.

“Janë plagë te familjeve ende të patrajtuara dhe dëmshpërblimi civil ende i pa përmbyllur, por edhe, mbi të gjitha, do të thoja, një kosto shumë e madhe për shoqërinë tonë, që buron nga një periudhë shumë e gjatë me një sistem jodemokratik të drejtësisë, që nuk kishte asnjë lidhje me të drejtat e njeriut. ” Për kryetarin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, rëndësia e zbulimit të disa të vërtetave shkon në sinkron me misionin e sotëm për t’i garantuar që tetarëve të drejtën për t’u mbrojtur.

Ulsi Manja, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, u shpreh: “Një sistem demokratik nuk matet vetëm me forcën për të ndëshkuar. Ai matet me aftësinë për të garantuar të drejtat e individit, kur ai gjendet në pozitën më të vështirë përballë makinerisë shtetërore. Prandaj, puna e Autoritetit të Dosjeve është jetike. Hapja e arkivave dhe dokumentimi i së vërtetës janë gurët e themelit të një demokracie të shëndetshme. Si kryetar i Komisionit të Ligjeve, e deklarojmë bindje se Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin kushtetues dhe moral të garantojë që institucionet e drejtësisë të mbeten të pavarura.”

Por, ndërsa Avokati i popullit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit synohen të jenë të pavarura, në të njëjtën arsyetim edhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, theksoi se: “Ndërsa dikur avokatët u vunë në pranga sepse guxuan të mbronin, sot shteti shqiptar merr përsipër të mbrojë të drejtën e tyre për të mbrojtur”, është po aq detyrim sa edhe pavarësia e këtyre institucioneve që kanë për detyrë të zbardhin disa të vërteta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos