
Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, me Shqipërinë bëri marrëveshje për të hapur burg, ndërsa me Serbinë për të prodhuar makinë elektrike.
“Kur Meloni erdhi këtu për të bërë marrëveshje me Ramën, e bëri për të hapur burg e për të punësuar gardianë. Në të njëjtin tur, la Shqipërinë dhe shkoi në Serbi, aty ku bëri marrëveshje për makinën elektrike”, tha Qiraxhi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas tij, kjo ndodhi “sepse është e kuptueshme dhe e lexueshme që ky vend në 15 vitet e ardhshme nuk do jetë performues në ekonomi”.
“A kemi ne kapacitetin të prodhojmë teknikë të mesëm, të lartë apo universitarë. Ne nuk jemi të përgatitur as në aspektin arsimor që ky vend të jetë performues në ekonomi”, shtoi aktivisti. (A2 Televizion)