50 punime në pastel, Pogradeci, qyteti që “dehu” piktorin e tij

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Korrik 2026, 13:24 | Kulturë

Shumica e artistëve e quajnë frymëzim, indicien e tyre për të bërë një vepër arti. Ndërsa piktori Anastas Kostandini e ka cilësuar “dehje”, arsyen dhe motivimin që ka marrë nga vendlindja e tij Pogradeci për pikturat, që ka ekspozuar në fundmi në galerinë e arteve të qytetit liqenor.

Piktori pogradecar Anastas Kostandini e ka kthyer në art dehjen siç e quan ai, që qyteti ku u lind dhe u rrit i ka bërë ndër vite.

Frymëzimi nga jeta e përditshme në kujtesën e vendlindjes dhe me dëshirën e mirë të trashëgimisë kulturore dhe artistike që ky qytet përçon nëpërmjet artistëve në zhanre të ndryshme, përbëjnë atë dehje që Kostandini e ka fiksuar në pëlhurë.

Kostandini piktor, Pogradec Ekspozita "Qyteti i Dehur" do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve në Pogradec deri na datën 1 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos