2 vjet pa Kadarenë, biblioteka e Universitetit merr emrin e shkrimtarit

Nga Luela Myftari
2 Korrik 2026, 17:00 | Kulturë

Ismail Kadare ka kaluar në këto korridore herë si student që kërkonte një libër të ri, herë si pedagog, herë si shkrimtar e herë si mendimtar.

 Njësoj pohon edhe Helena Kadare, e cila sot ecën sërish drejt bibliotekës së Universitetit të Arteve, por me një ndryshim: tani pa të, por për të zbuluar se kjo bibliotekë do të mbajë emrin e tij.

Mbrëmja e organizuar nga profesori Mark Marku nuk shënonte vetëm vendosjen e emrit të Kadaresë në hyrje të bibliotekës së Universitetit të Arteve, por ishte edhe një aktivitet ku secili rrëfente "Kadarenë" e vet, shkruan A2CNN. 

Pedagogë që kishin zgjedhur një poezi apo disa rreshta të tij, por edhe studentë që e rrëfenin secili sipas këndvështrimit të vet Kadarenë, ishin të gjithë aty, si një duartrokitje më shumë për pasurinë e madhe letrare që ai na la. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos