Aksident në aksin Fier-Levan, dy të plagosur pranë Qafës së Koshovicës

Nga Çaku Tafa
29 Qershor 2026, 16:48 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan, dy të plagosur pranë Qafës

Një aksident ka ndodhur disa minuta mẽ parẽ nẽ aksin Fier- Levan , pranë “Qafës së Koshovicës” Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur tẽ plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit , si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut, shkruan A2CNN. 

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos