Spektakël dhe emocione, 16 stadiumet që do të zhvillohet Botërori

Nga Dea Kozma
18 Qershor 2026, 16:40 | Futboll

Botërori 2026 nuk po zhvillohet vetëm në tre shtete, por edhe në disa nga stadiumet më spektakolare që ka parë ndonjëherë futbolli. Për herë të parë në histori, ndeshjet po luhen në 16 stadiume të shpërndara në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Stadiumi më i madh i turneut është ai i Dallasit, me rreth 94 mijë vende, dhe është arena që do të presë më shumë ndeshje se çdo stadium tjetër në këtë Botëror. Brenda tij ndodhen ekrane gjigante që mbulojnë mijëra metra katrorë.

Një tjetër perlë është stadiumi i Atlantës, i njohur për çatinë e lëvizshme dhe ekranin panoramik 360 gradë, një nga më modernët në botë.  Por stadiumi me historinë më të madhe mbetet legjendari Azteca në Mexico City. Ai është bërë stadiumi i parë në histori që pret ndeshje hapëse në tre Botërorë të ndryshëm: 1970, 1986 dhe tani në vitin 2026. Në këtë arenë kanë ngritur Kupën e Botës edhe Brazili i Pelesë dhe Argjentina e Maradonës.

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, me mbi 82 mijë vende, ndërsa organizatorët përballen edhe me një sfidë të pazakontë: temperaturat e larta. Sipas një studimi të publikuar nga Reuters, disa stadiume mund të përjetojnë ndeshje në kushte ekstreme të vapës, duke e bërë këtë një nga Botërorët më të nxehtë në histori. Nga Azteca historike te arenat futuriste amerikane, stadiumet e Botërorit 2026 janë një spektakël më vete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos