Rama: Jemi të dashuruar me BE-në dhe duam të martohemi me të. Do t’ia arrijmë pavarësisht gjithçkaje

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 18:42 | Politikë

Rama: Jemi të dashuruar me BE-në dhe duam të martohemi me

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, gjatë fjalës së tij në Forumin Botëror të Investimeve “Future Investment Initiative” (FII).

Rama e cilësoi Bashkimin Europian si projektin më të guximshëm politik në historinë e njerëzimit, ndërsa përdori metaforën e një martese për të përshkruar aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët janë të dashuruar me Europën dhe, pavarësisht paralajmërimeve apo vështirësive që mund të shoqërojnë procesin e integrimit, vendi mbetet i vendosur për të realizuar këtë objektiv.

Mendoj që BE është imagjinata më e mrekullueshme dhe më e mahnitshme dhe më e guximshme e njerëzimit, kur bëhet fjalë për politikën.  Ne jemi të dashuruar me Europën. Kështu jam i sigurt që shumë njerëz këtu e dinë, që kur bien në dashuri të gjithë thonë: “mos nxito të martohesh sepse ne e dimë se ç’është”. Por kjo nuk do të ndaloj të martohesh. Ne duam të martohemi me Europën sepse është vendi i duhur për të qenë. Se si do të shpalosen gjërat është një histori tjetër, por ne e duam këtë martesë, jemi të fiksuar pas saj. Do t’ia arrijmë pavarësisht gjithçkaje dhe herët më shumë se vonë”, tha Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos