
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale pas atmosferës së krijuar në Tiranë gjatë koncertit të Kanye West.
Përmes një postimi, Koçiu e ka cilësuar aktivitetin si një shembull të diversitetit dhe hapjes së kryeqytetit shqiptar, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga dhjetëra vende të botës.
"80 kombësi që festojnë së bashku në TIRANËN EUROPIANE", shkruan Koçiu në postimin e saj, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga koncerti dhe atmosfera festive në kryeqytet.
Koncerti u shoqërua me polemika lidhur me figurën, qëndrimet e këngëtarit dhe financat që rakordoi qeveria shqiptare për realizimin e aktivitetit.
Për mazhorancën, ky ishte një investim për imazhin dhe turizmin e vendit duke nënvizuar se shuma e parave do të kthehej disa fish në ekonomi. (A2 Televizion)