Balla: Tirana dje ishte kryeqyteti botëror i muzikës

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 13:36 | Politikë

Balla: Tirana dje ishte kryeqyteti botëror i muzikës

Koncerti i yllit të muzikës Kanye West në kryeqytet ka sjellë reagime nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët e kanë cilësuar ngjarjen si një sukses të jashtëzakonshëm për imazhin dhe ekonominë e vendit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndau edhe sekuenca nga atmosfera e ndezur e koncertit, deklaroi se Tirana mbrëmjen e djeshme u shndërrua në qendrën e vëmendjes globale.

Tirona mbrëmë ishte kryeqyteti botëror i muzikës, duke mirëpritur miq nga 80 kombe të  ndryshme të botës”, shkroi Balla.

Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Kryeministri Edi Rama reagoi mbi eventin, duke e konsideruar një investim në imazhin e Shqipërisë turistike dhe në turizëm, përmes fluksit të lartë të vizitorëve të huaj.

Sakaq në opinionin publik kanë munguar debatet në lidhje me figurën e artistit kontrovers, si dhe akordimin nga qeveria të mbi 4 milionë euro për realizimin e eventit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos