Koncerti i Kanye West, Pelshi: Tirana u vendos në hartën e eventeve globale

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 13:22 | Politikë

Koncerti i Kanye West, Pelshi: Tirana u vendos në hartën e eventeve

Performanca e reperit amerikan Kanye West në kryeqytet ka sjellë reagime nga drejtuesit e lartë politikë, të cilët janë fokusuar te pesha që ky event ka për turizmin dhe ekonominë vendase.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ky aktivitet shërben për të pozicionuar Tiranën në rrjetin e eventeve ndërkombëtare.

Koncerti i Kanye West e vendosi mbrëmë Tiranën në hartën e eventeve globale. Mijëra vizitorë nga rreth 80 kombësi, një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë“, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Kryeministri Edi Rama reagoi mbi eventin, duke e konsideruar një investim në imazhin e Shqipërisë turistike dhe në turizëm, përmes fluksit të lartë të vizitorëve të huaj.

Sakaq në opinionin publik kanë munguar debatet në lidhje me figurën e artistit kontrovers, si dhe akordimin nga qeveria të mbi 4 milionë euro për realizimin e eventit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos