Rama publikon pamje nga protesta dhe atmosfera në Sheshin “Skënderbej”: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 22:40 | Politikë

Rama publikon pamje nga protesta dhe atmosfera në Sheshin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga Tirana, ku në të njëjtën kohë zhvillohej protesta e 37-të para Kryeministrisë dhe mijëra qytetarë ishin mbledhur në Sheshin “Skënderbej” për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës.

Përmes postimit të tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë kontrast si një reflektim të jetës në kryeqytet, duke theksuar se Tirana është një qytet i larmishëm, ku bashkëjetojnë mendime, zgjedhje dhe realitete të ndryshme.

“Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës. E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës. Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit, qejfit dhe stresit, ahengut dhe biznesit”, shkroi Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos