Mjeku Ermal Pashaj: Distancohemi nga dhuna, Rama të zgjidhë kërkesat e protestuesve dhe jo t’i sulmojë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 20:48 | Politikë

Mjeku Ermal Pashaj, një nga zërat aktivë të protestës, deklaroi se lëvizja qytetare mbetet paqësore dhe se çdo akt dhune nuk përfaqëson frymën e saj. Në një lidhje nga bulevardi Dëshmorët e Kombit për Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, mjeku Pashaj theksoi se qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e ngritura dhe jo përshkallëzim të tensioneve.

Pashaj u shpreh se protesta vazhdon të ruajë "shëndetin" e saj, duke u mbështetur te vlerat qytetare dhe te kërkesat që, sipas tij, synojnë afrimin e Shqipërisë me standardet europiane.

“Besoj që shëndeti i protestës është i plotë, i gjithë ka shtrirë dhe prezent akoma në tonusin e tij më të mirë. Kjo është një protestë e cila po ushqehet nga ato vlera të qytetarisë edhe të kërkesës së plotësimit të nevojave tona të legjitimuara të cilat për fatin e keq duke dashur ta kalojmë pak në kontekstin e ironisë ne duhet të jemi falë çfarëdolloj lëvizje të politikës shqiptare, e cila nuk po jep atë kontributin që duhet të jepte për t'i plotësuar këto kërkesa, të cilat po përshëndeten nga europianët ditë në ditë. Janë disa kërkesa të cilat shprehin qartë vullnetin e popullit shqiptar për të qenë denjësisht në Europë dhe për të qenë realisht në Europë, jo për të patur një fasadë e cila kamuflon mekanizma të ndryshëm të një apo anës tjetër politike. Qëndresa e përditshme e qytetarëve në shesh pavarësisht ulje-ngritjeve të numrave tregon që konsistenca vazhdon dhe që kjo është një nga elementët më vërtetues se e gjithë masa popullore kërkon realisht aderimin në Europë”, tha ai për Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Pashajt, zgjidhja nuk duhet kërkuar tek etiketimet apo sulmet ndaj protestuesve, por tek adresimi i kërkesave të tyre nga institucionet. I pyetur se cila është receta për suksesin e kësaj proteste mjeku Pashaj u përgjigj:

"Ajo që është më e rëndësishme është prapë linja përbashkuese mes njerëzve dhe një ushqim shumë i fortë për këtë mbetet akoma anatemimi nga ana e politikës. Mënyra e bërjes së politikave të cilat nuk kanë ndryshuar në të gjitha këto vite po mbështeten akoma në fasadat e dala boje për të anatemuar dhe për t'u marrë me gjithçka përveç se me atë që janë problemet reale të cilat janë artikuluar. Veshja e stileve të ndryshme të publicitetit negativ mbi personat e caktuar nuk përbëjnë zgjidhjen e problemit. Zgjidhja e problemit do të ishte kur qeveria dhe kryeministri të merreshin realisht me kërkesat e protestuesve, jo me anatemimin e çdo figure. Në shesh ka të gjitha përfaqësitë e popullatës shqiptare, por në fund të ditës ky është edhe produkti i tyre. Nëse të gjithë këto investime do të kishin qenë adresuar sistemeve të caktuara të arsimimit dhe të rritjes së gradës shkallës kulturore, atëherë edhe prezenca në shesh do të ishte më e afërt me atë që kërkojnë protestuesit. Populli shqiptar është ky me të gjitha ngjyrat e veta, por ajo që është shumë e rëndësishme për t'u thënë është që linja përbashkuese është prapë mosbindja dhe mos hezitimi për kërkimin deri në fund të përplotësimit të këtyre kërkesave”, tha ai.

Duke komentuar incidentet e fundit, Pashaj tha se distancohet plotësisht nga çdo formë dhune. Sipas tij, nëse energjia politike do të ishte përdorur për të zgjidhur kërkesat e qytetarëve brenda institucioneve, protesta do të kishte marrë një zgjidhje "shumë më paqësore dhe shumë më europiane".

 “Unë si qytetar distancohem absolutisht nga elementët e dhunës dhe çka është shumë e rëndësishme është që të kuptojmë që në më shumë se 30 ditë kjo protestë nuk pati as më të voglin incident dhe këto shfaqje të dhunës mund t'i atashohen ndoshta edhe lodhjes. Po besoj që edhe fenomene të tjera të lëvizjes politike, të cilat mori kryeministri për të prekur më shumë dhe ndoshta për të influencuar protestën, e kanë bërë atë që të krijojë edhe tensione dhe incidente, të cilat sigurisht nuk janë të bukura për t'u parë. Ama vlerësimet e reagimit qytetar me vezë dhe me brohoritje janë elemente absolutisht qytetarë dhe unë nuk shoh asnjë gjë të keqe në to. Sigurisht populli ka prezencë të shumëllojsjme dhe i nuk i nuk i orienton dot të gjitha, por do të mjaftonte një zgjidhje brenda parlamentit për të shmangur atë mënyrën e vjetër të politikëbërjes, duke i kërkuar ndjesë edhe klanit që mbështet kryeministrin të cilit i kemi prishur terezinë me memet dhe me prishjen e algoritmit, i kemi prishur rehatinë që e solli nga vendet tropikale dhe e solli përsëri në Shqipëri për të aplikuar po të njëjtat politika ë të le të themi të publicitetit të kalbur ta kishin harxhuar këtë energji për t'i zgjidhur këto probleme brenda parlamentit, atëherë mendoj që edhe protesta do të merrte një zgjidhje shumë paqësore dhe shumë europiane siç i ka hije”

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos