Politologu Ermal Hasimja debatoi me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu, mbi episodet e ditëve të fundit në protestë.
Sipas Spahiut, arkivoli në mes të sheshit dhe goditja me vezë nuk është mënyra e duhur për të protestuar.
Spahiu: Standardi i ri kërkon që ne të jemi më të përgjegjshëm në çdo veprim tonin. Por, kërkon gjithashtu të mos kthehemi mbrapsht, por të shohim përpara. Dhe nuk e shikoj të ardhmen e vendit me arkivol në mes të sheshit. Para seancës, më thanë që janë goditur policët. Dola për të parë se çfarë ka ndodhur. Nëse policët gjakosen me vezë…
Hasimja: Si e doni protestën, si 21 janari?
Spahiu: Ne nuk vrasim njeri.
Hasimja: Apo si 14 shtatori? Na tregoni pak si e doni.
Spahiu: I zunë rrugën qytetarëve, shkuan në drejtim të aeroportit dhe prapë nuk i ndaloi njeri. Unë protestën e dua paqësore dhe nuk dua të qëllohen me gurë policët.
Hasimja: Nuk kam parë njeri të qëllohet me gurë, vetëm me vezë.
Spahiu: Thoni juve, por unë isha aty.
Hasimja: Mediat e huaja po i bëjnë reklamë Shqipërisë për protestat paqësore, që nuk ndodhin në asnjë vend tjetër. Ju kapeni te veza, merreni me vezën. Nuk ka lezet. Të tregohemi seriozë. Ata njerëz i bashkon vetëm një gjë: duan dorëheqjen e qeverisë.
(A2 Televizion)