Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, takim me banorët e Zvërnecit në Pallatin e Kulturës

Nga Edi Ruçi
5 Qershor 2026, 17:43 | Politikë

Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, takim me banorët e

Kryeministri Edi Rama mbërriti me helikopter në fushën e aviacionit në Vlorë, nga ku u nis drejt Pallatit të Kulturës "Labëria", ku u prit nga kryebashkiakja Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PS, Blendi Çuçi.

Në hyrje të takimit ka firmosur një bluzë të një vajze të vogël. Ndërkohë që përgjatë pyetjes së gazetarëve nuk ka pranuar të flas për media. I prerë kreu i qeverisë është përgjigjur vetëm me një "JO". 

Aktualisht Rama po zhvillon takimin me banorët e Zvërnecit, ku janë të pranishëm edhe përfaqësues të bashkisë.

Të shtunën e kaluar, banorë të zonës, ambientalistë dheaktivistë të shoqërisë civile, u përplasën me rojet e sigurisë të një kompanie private, që kishte rrethuar me gardh plazhin e Pishë Poros. Njëri prej protestuesve u mor zvarrë nga dy persona dhe u qëllua nga një i tretë. Të tre më pas u arrestuan.

Ngjarja shkaktoi reagim dhe prej ditë së diel, çdo pasdite mijëra vetë mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër projektit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, me të cilin lidhen edhe Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Turmp dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Kryeministri Rama tha se nuk ka ende një projekt konkret për Zvërnecin, por shtoi se aty bëhet fjalë për një investim në tokë private, që sipas tij, do të jetë 4 miliardë dollarë. “Sa kohë të jem unë në detyrë, investimi nuk anulohet”, tha Rama të martën në një konferencë për mediat me Presidentin e Këshillin Europian, Antonio Costa.

Rama deklaroi se protestat janë të nxitura nga faktorë të huaj, që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë dhe realizimin e një investimi të këtyre përmasave në vendin tonë.

Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, takim me banorët eRama mbërrin me helikopter në Vlorë, takim me banorët e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos