Të rinjtë në shesh, Berisha: Mbështesim plotësisht protestën e qytetarëve

Nga Anesti Barjamemaj
5 Qershor 2026, 15:07 | Politikë

Që pas ngjarjes së fundjavës së shkuar në Zvërnec mijëra protestues po kërkojnë largimin e Edi Ramës. Mes tyre ka thirrje edhe për largimin e Sali Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike gjithsesi doli në krah të qytetarëve, duke dashur gjithsesi të qartësojë se ata nuk janë pjesë e thirrjeve për këtë protestë.

“Ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur. Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD”, tha kreu i PD, përcjell A2 CNN.

Në një konferencë për mediat, lideri opozitar u pyet edhe për zgjerimin e hetimeve për ish-zëvendës Kryeministre, Belinda Balluku, çështje për të cilën pati këtë koment. “Unë mendoj se çështjen Balluku, Rama në raport me SPAK e ka mbyllur përfundimisht. Nuk do e mbyllë kurrë në raport me opozitën. Kjo është ajo që ne mendojmë. Ajo është një çështje që nuk mbyllet kurrë”, tha ai.

Berisha u ndal tek vrasja e policit në Maliq, e cila sipas tij dëshmoi se rendi, ligji, siguria janë në duart e krimit. “Ai është dy herë dëshmor”.

Berisha ngriti disa pikëpyetje lidhur me operacionin e policisë, duke hedhur dyshime edhe për dekonspirim, ndaj kërkoi hetim të gjithanshëm. “I bëj thirrje edhe prokurorisë të hetojë. Por angazhimi i Komisionit të Sigurisë të parlamentit është i domosdoshëm. Një operacion i tillë, më së paku mund të thuhet i keqorganizuar, i keqplanifikuar. Të kontrollohen mirë të gjitha komunikimet që vrasësi ka pasur për të parë nëse kemi një dekonspirim të operacionit”.

Lideri i Partisë Demokratike dënoi vrasjen e policit, dhe mbajti edhe një minutë heshtje në nderim të tij:  “I përjetshëm kujtimi i tij!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos