"Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 18:20 | Politikë

"Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, një nga banorët e Zvërnecit u shpreh se ata janë dakord që projekti të zhvillohet, por më parë prona duhet të kthehet te pronarët, raporton A2CNN. 

Ndërkaq Rama u shpreh se “prona është e shitur dhe është fat i banorëve që SPAK”-u po heton. Kryeministri tha se nëse gjykata i nxjerr këta banorë pronarë, paratë e ngrira të cilat bëhen para të shtetit, kthehen sërish nga shteti te pronarët.

Kryeplaku i Zvërnecit replikoi me kryeministrin duke u shprehur se "i kanë hequr titullin e pronësisë pa të drejtë". Duke iu përgjigjur Rama tha se “unë të përgjigjem nga 2013-ta e këtej. Të më kishit zgjedhur më parë”.

"Nuk mund të bllokohet veprimtaria e shtetit derisa të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar të merret me këtë punë", u shpreh ndër të tjera Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos