
Protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec është zhvilluar edhe në Korçë, ku qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar Bulevardin kryesor të qytetit.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t'u bashkohen protestës.
Protestuesit kanë shpalosur pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, duke deklaruar se nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama, por kërkojnë largimin e tij. (A2 Televizion)