Qëllohet me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë, ja informacionet paraprake

Nga Igli Çelmeta
13 Korrik 2026, 21:46 | Kronikë

Qëllohet me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë, ja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti me armë të ftohtë.

Sipas informacioneve të para, viktimë e këtij sulmi është një 22-vjeçar, i cili është qëlluar me thikë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos