Sali Berisha dënoi në konferencën për mediet ndalimin në doganën e Qafë Thanës të disa zyrtarëve të partisë Vlen, në Maqedoninë e Veriut, që sipas tij njihen si mbështetës të protestës.
Paralelisht me Berishën përballë medieve ishte dhe ministrja Pirdeni, e cila në emër të qeverisë mohoi që ndalimi i tyre të ketë lidhje me protestën.
Kreu i Policisë dha detaje shtesë mbi ngjarjen në pikën doganoretë Qafë Thanës, ku tha se nga katër udhëtarë një kishte probleme në sistemin TIMS, dhe 3 të tjerët kanë zgjedhur të mos vazhdojnë udhëtimin.
Skënder Hita e cilësoi rutinë policore çfarë ndodhi në doganën e Qafë Thanës, siç ndodh me shumë të tjerë që nuk lejohen të kalojnë kufirin. (A2 Televizion)