Aktivisti Nador Bakalli ka deklaruar se është përballur me një valë ofendimesh dhe sulmesh në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes së tij në protestë.
Duke folur në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj në A2CNN, Bakalli tha se nuk kishte përjetuar kurrë më parë një nivel të tillë sulmesh personale në profilin e tij në Facebook.
Bakalli shtoi se ka denoncuar një prej komentuesve që, sipas tij, e kishte cilësuar terrorist, duke iu drejtuar Policisë së Shtetit.
“Unë asnjëherë në jetën time nuk jam sulmuar dhe ofenduar, në rrjetet sociale dhe në profilin tim në Facebook si këtë herë kur i jam bashkuar protestës. Një mal me komente ofenduese nga më të turpshmet, që mua më vjen turp edhe t’i përmend. Unë e denoncova një prej komentuesve që më quante terrorist, Policia Shtetit i thashë, urëdhro ku e keni dikë që nxit dhunë. Komenti im u fshi. Mbeti komenti i atij”. (A2 Televizion)