Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 11:49 | Politikë

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Ai shoqëroi reagimin e tij edhe me një falënderim për ata që e kritikojnë apo e sulmojnë në rrjet.

Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos