Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 13:02 | Politikë

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se heqja e sanksioneve ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, Berisha u shpreh se vendimi i autoriteteve amerikane përbën, sipas tij, një korrigjim të një padrejtësie të mëparshme dhe është marrë në interes të SHBA-së.

Ai shtoi se, sipas komunikimeve që ka pasur, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se ai dhe familjarët e tij janë hequr nga lista e personave që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Anesti Bajramemaj, A2CNN:  Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga komunikimi që keni pasur me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, apo etiketimet në atë kohë si minues demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e lejimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye specifike?

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara.

Tani, dy gjëra do të theksoj.

Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij.

Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s'kanë lidhje me mua.

Tani, edhe dje jua theksova.

Sali Berisha s'ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm.

Këtu le të jemi të qartë. Pse është bërë kjo ngatërresë? Është bërë kjo ngatërresë sepse për shumicën e njerëzve e morën të tillë dhe unë nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike, në një kohë kur unë po angazhohesha në thelbin e çështjes.

Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë.

Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij.

Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.

Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës.

Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo.

Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos