Trëndafilat shumëngjyrësh janë një ndër arsyet që banorët e Pojanit, një njësi administrative me rreth 5 mijë banorë në Bashkinë e Maliqit, synojnë të tërheqin vizitorë, duke e kthyer në traditë të përvitshme Festën e Trëndafilave.
Për kryebashkiakun e Maliqit, i cili ka mbështetur organizimin e kësaj feste, aktivitete të tilla ndërthurin ruajtjen e traditave më të mira të zonës me përpjekjet për të ringjallur jetën ekonomike dhe për të frenuar shpopullimin në këto zona rurale, nëpërmjet tërheqjes së vizitorëve, shkruan A2CNN.
Traditën e mbushjes së oborreve të banesave me trëndafila e tregon edhe një banore e Pojanit.
Traditat, natyra dhe, natyrisht, kulinaria shihen si një mundësi e mirë që banorët e zonës së Pojanit të investojnë në vendin e tyre. (A2 Televizion)