
Kryeministri izraelit ka bërë një deklaratë në një kohë kur presidenti amerikan ka sinjalizuar se një marrëveshje me Iranin është afër.
“Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, tha Netanyahu, sipas një deklarate të zyrës së tij. “Presidenti Trump dhe unë jemi plotësisht dakord për këtë çështje", shtoi ai.
Kryeministri izraelit pretendoi se Irani do të kishte “prej kohësh bomba atomike për të shkatërruar Izraelin” nëse nuk do të ishte për punën e tij për ta parandaluar këtë.
“Për sa kohë që unë jam Kryeministër i Izraelit, kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai. (A2 Televizion)