“As më intereson fare”, Eduart Shalsi për heqjen e “non grates” së Berishës: Opozitë demode, e vyshkur

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 22:19 | Politikë

Eduard Shalsi nuk pranoi të komentonte heqjen e “non gratës” ndaj Sali Berishës nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Unë do refuzoja të komentoja. Për mua ka shumë pak rëndësi. Nuk sjell asgjë. Mjafton që të mendosh 35 vite… Të diskutojmë tani për statusin refuzoj. As më intereson fare. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dëshire për të komentuar”, u shpreh Shalsi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, protestuesit kanë dalë në shesh edhe për faktin se mungon alternativa nga opozita.

“Për shëndetin e demokracisë në një vend, roli i opozitës është i pazëvëndësueshëm. Ndërkohë që kemi një opozitë demode, të vyshkur, e cila jo vetëm që s'përbën asnjë lloj alternative për Shqipërinë, por përkundrazi, ka sabotuar procese shumë të rëndësishme që ndoshta do ta kishim Shqipërinë sot në një nivel tjetër. Por, thashë që opozitën nuk e zgjedhim ne. Nga ana tjetër, e ritheksoj dhe një herë që një pjesë e atyre njerëzve që kanë dalë në rrugë janë edhe si pasojë e një mungese alternative tek opozita zyrtare”, shtoi deputeti socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos