Kanye West mbi glob. Skena tipike dhe vizionare e performancave të reperit me famë botërore shënoi gjurmët e saj edhe në Tiranë, përmes një spektakli elektrik në Kashar.
Në stadiumin "Eagle", fansa të shumë të mbërritur nga e gjithë bota shoqëruan këngëtarin duke kënduar një zëri këngët e tij; kjo edhe pse zyrtarisht u shitën vetëm 28 mijë bileta nga 60 mijë vende që ka gjithsej stadiumi...
Përpara se të ndizte dritat e skenës, artisti i njohur u prit në një takimin të veçantë nga Kryeministri Edi Rama në selinë e qeverisë.
Ky koncert u mbajt teksa po zhvillohet një debat i fortë politik. Qeveria alokoi 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit për këtë event, një lëvizje që kryeministri e mbrojti duke thënë se shmangu dështimin dhe se vendi do të fitojë shumë më tepër nga turizmi dhe imazhi.
Pikërisht për këtë fond, opozita dhe Kreu i Shqipëria kanë ndërmarrë hapa ligjorë. Adriatik Lapaj e çoi Aktin në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar deri shfuqizmin e vendimit të qeverisë, ndërsa PD ka parlajmëruar kallëzim ne SPAK.
Gjate koncertit Partia Demokratike shpërndau edhe një video me thirrjet që shoqërojnë protestën "Rama, jep dorëheqjen!", refren që u dëgjua edhe me largimin e fansave
(A2 Televizion)