Kushëriri i Aleksandër Koçekut, personit që u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, deklaroi se shteti është në dijeni të konfliktit që kishte viktima.
“Konfliktin tonë e di shteti dhe e di kushdo. Ai është ruajtur, por duhet të hajë njeriu. Konfliktin e dinë të gjithë, kemi njërin në burg për atë konflikt. Nuk di për tjetër gjë”, tha Mark Koçeku, shkruan A2.
“Kohët e fundit ka punuar në një furrë buke, ka dalë nga shtëpia”, shtoi kushëriri i viktimës.
Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.
Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje, Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.
Aleksandër Koçeku, rreth 42 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin, në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit.
Në 2017, Artan Koçeku vrau Angjelin Shkambin në Shkodër, tek varrezat, për një borxh 30 mijë euro. (A2 Televizion)