Botërori, ceremoni spektakolare e mbylljes në MetLife Stadium të Nju Jorkut

Nga A2 CNN
19 Korrik 2026, 20:14 | Futboll
Botërori, ceremoni spektakolare e mbylljes në MetLife Stadium të

Shfaqja e organizuar në "MetLife Stadium" për finalen e Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës ishte spektakolare.

Ceremonia e mbylljes përfshiu një listë të jashtëzakonshme personazhesh të famshëm ndërkombëtarë, të ndarë midis ceremonisë së mbylljes (para ndeshjes) dhe pushimit të ndeshjes.

FIFA u ka komunikuar dy federatave se pushimi midis pjesës së parë dhe të dytë do të zgjatet vetëm me 2 minuta krahasuar me 15 minutat e zakonshme.

Performancat e Shakira, Madonna dhe Justin Bieber do të zgjasin rreth 11 minuta, shkruan A2.

6 minutat e tjerë do të shërbejnë për montimin dhe çmontimin e skenës, si dhe për ujitjen e fushës.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos