U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, polici mbërrin në Tiranë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 11:01 | Kronikë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në

Ka mbërritur te Spitali i Traumës polici i plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar në Lozhan të Korçës.

Efektivi u plagos gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit, ndërsa një efektiv u vra, shkruan A2.

Efektivi Edison Adri mori plagë në nofull, ndërsa efektivi tjetër Enea Mekolli mbeti i vrarë në operacion.

Autori, Violand Braçellari, gjithashtu mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos