Ekzekutimi i efektivit në Maliq, reagon Bardhi: I tronditur, dënim maksimal për autorin

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 10:22 | Kronikë

Ekzekutimi i efektivit në Maliq, reagon Bardhi: I tronditur, dënim

Pas ekzekutimit të efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes rëndë të një tjetër efektivi gjatë një operacioni në zonën e Maliqit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shpreh tronditjen për ngjarjen dhe dënon ngjarjen.

“I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos