Ekzekutimi i policit në krye të detyrës, reagon ministri i Brendshëm: E dënoj me forcën më të madhe këtë akt

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 09:44 | Kronikë

Ekzekutimi i policit në krye të detyrës, reagon ministri i

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar.

"Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë", u shpreh Lamallari, shkruan A2.

Reagimi i plotë ministrit të Punëve të Brendshme:

Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.

Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos