U godit misioni i OKB, vritet me raketë një ushtar i Serbisë në Liban, e qëlloi Izraeli?

Nga Xhevahir Qardaku
4 Qershor 2026, 12:22 | Ballkani

U godit misioni i OKB, vritet me raketë një ushtar i Serbisë

Një pjesëtar i Ushtrisë Serbe ka humbur jetën në Liban gjatë misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara. Rreshteri i lartë Milovan Jovanoviç vdiq nga plagët e marra pasi një raketë goditi bazën e OKB-së ku ishte i dislokuar kontingjenti serb.

Pas ndihmës së parë në bazë, ai u transportua me helikopter në një spital në Bejrut, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Në të njëjtin sulm u plagosën edhe dy paqeruajtës të tjerë, nga El Salvadori dhe Spanja.

Nuk dihet ende nëse raketa është qëlluar nga Izraeli apo Hezbollahu. Jovanoviç, 36 vjeç, shërbente në Forcat e Armatosura Serbe që prej vitit 2011 dhe lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos