
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy vajza, të cilat udhëtonin me një automjet tip Fiat, kanë mbetur të plagosura. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t'u dhënë ndihmën e parë të lënduarave dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Dy të plagosurat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, paraprakisht mësohet se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përveç të plagosurave, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet.
Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)