Mbeti në mes të detit me skaf, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin në Velipojë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 18:47 | Kronikë

Mbeti në mes të detit me skaf, Policia Kufitare shpëton

Një 46-vjeçar nga Prishtina është shpëtuar nga Policia Kufitare pasi kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin e tij lundrues dhe rrezikonte të mbetej në vështirësi për disa orë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt në hapësirën ujore të Velipojës, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan një operacion kërkimi dhe shpëtimi për lokalizimin e tij, shkruan A2CNN. 

Në operacion u angazhuan mjetet lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë të zonës, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e saktë e mjetit.

Pas kërkimeve, mjeti lundrues u lokalizua në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje larg grykëderdhjes. Nga verifikimet rezultoi se skafi tip “Morea” drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos