
Gjykata e Posaçme shtyu për më 17 korrik procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pandehur për "Sterilizimin".
Shtyrja u kërkua nga prokurorët e SPAK, për të pasur kohë të njihen me mbi 93 faqe të kërkesave paraprake të Beqajt.
Ish-ministri ishte i pranishëm në seancë. Në këtë proces Beqaj është lejuar të qëndrojë jashtë kafazit të sallës së gjyqit, në krah të mbrojtësit të tij. (A2 Televizion)