Në pranga shoku, e lajmëroi se po vinte policia, i shumëkërkuari Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, arratiset në pyll

Nga Igli Çelmeta
23 Qershor 2026, 16:21 | Kronikë

Ylli Zalla, i shumëkërkuari i Policisë së Shtetit nuk ështw kapur dot as nga forcat RENEA. Gjatë operacionit në fshatin Zallë në Krujë, kur ka konstatuar se po mbërrinte policia, ia ka dalë të largohet nga banesa dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se Ylli Zalla nuk mundi ta merrte me vete, municion luftarak dhe një detektor frekuencash. 

Në banesën e tij policia arrestoi Fatmir Allën, 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ai akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Në pranga shoku, e lajmëroi se po vinte policia, i

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i Ylli Zallës i cili ishte gjithashtu në kërkim policor. Shtetasi E. Zalla 35 vjeç do të ndiqet në gjendje të lirë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në shpërthimin e lëndës plasëse më 10 qershor pranë banesave të familjes Nikulaj.

Ndërsa Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh. Edhe në 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zallë që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit. 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale, prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej edhe për lidhje me grupin ISIS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos