Samit i NATO-s në fokus: Merz pret në Berlin Macron, Meloni, Starmer dhe Tusk

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 19:41 | Bota

Samit i NATO-s në fokus: Merz pret në Berlin Macron, Meloni, Starmer

Ukraina dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, do të jenë temat kryesore të diskutimit në takimin e nesërm në Berlin mes liderëve kryesorë evropianë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të presë në kryeqytetin gjerman presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kryeministrin polak Donald Tusk, shkruan A2CNN. 

Në takim pritet të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili do të lidhet përmes videokonference.

Sipas mediave ndërkombëtare, fokusi i konsultimeve do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, në dritën e nismave të shpallura në samitin e fundit të G7 dhe vendimeve të marra në kuadër të koalicionit të vendeve që mbështesin Kievin, përfshirë diskutimet mbi garancitë e sigurisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos