E rëndë në Durrës, 40-vjeçari qëllon me thikë bashkëshorten e tij

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 09:23 | Kronikë

E rëndë në Durrës, 40-vjeçari qëllon me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 40-vjeçar me inicialet Xh.K. ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërsa “blutë” kanë shpallur në kërkim autorin. Parparakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos