Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Lezhë, ja kush është autori i dyshuar

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 09:15 | Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Lezhë, ja kush

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Lezhë. Gazetari i A2CNN Igli Çelmeta raporton se ka identifikuar autorin e dyshuar E.Suti.

Sakaq janë shoqëruar dhe marrë në pyetje të afërm të autorit të dyshuar. Motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç. 

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit. 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë portës së banesës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos