Thellohet tragjedia në Spanjë, 23 persona ende të zhdukur

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 10:32 | Bota

Thellohet tragjedia në Spanjë, 23 persona ende të zhdukur

Një zjarr masiv pyjor në jug të Spanjës ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, me 11 persona të konfirmuar të vdekur, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin për 23 të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Los Gallardos, në provincën Almeria, ku flakët u përhapën me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke zënë në befasi shumë persona që po përpiqeshin të largoheshin nga zona e rrezikut.

Sipas autoriteteve rajonale të Andaluzisë, tetë persona janë plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në terren për gjetjen e 23 personave që ende nuk kanë dhënë shenja jete, shkruan A2CNN. 

Ministri i Presidencës së Andaluzisë, Antonio Sanz, deklaroi se viktimat u kapën nga shpejtësia ekstreme e zjarrit në një zonë me terren të vështirë dhe banesa të shpërndara në shpatet e kodrave.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një kabllo elektrike e këputur dhe më pas është përhapur me shpejtësi në zonën e pyllëzuar.

Autoritetet kishin urdhëruar evakuimin e zonës, por disa persona tentuan të largoheshin vetë duke ndjekur një shtrat të thatë lumi, një rrugë që rezultoi fatale për ta. Sipas autoriteteve, kjo devijim nga rruga e përcaktuar e evakuimit i ekspozoi ata drejtpërdrejt ndaj flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos