Aksident në autostradën Levan - Tepelenë

Nga Çaku Tafa
9 Korrik 2026, 21:05 | Kronikë

Aksident në autostradën Levan - Tepelenë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë pranë vendit të quajtur Poçem.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes se fortë një person është lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos