Kriza në Kosovë, Kurti nis takimet për formimin e institucioneve

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 10:40 | Kosova

Kriza në Kosovë, Kurti nis takimet për formimin e institucioneve

Udhëheqësit politikë në Kosovë kanë nisur të premten takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po takohet me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit. Në orën 18:00 është paraparë takimi me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së njëmbëdhjetë”, tha Kurti duke hyrë në ambientet e Kuvendit së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Hamza, ndërkaq, tha për gazetarët se shpreson që ky takim të jetë i suksesshëm, në mënyrë që shteti të ketë “institucione, stabilitet institucional dhe përparim”.

I pyetur për çështjen e presidentit, Hamza tha se gjithmonë ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe për partitë politike dhe është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë udhëheqësit politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos