Këshilli i Ministrave ka shpallur “Qendër Historike” fshatin Dhërmi, duke miratuar planin e ri të administrimit dhe duke shfuqizuar vendimin e vitit 2016.
Ky vendim ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për regjistrimin dhe publikimin e hartave në Gjeoportalin Kombëtar.Përveç kësaj trashëgimie, qeveria miratoi rregullat për verifikimet e përbashkëta kufitare dhe Planin Kombëtar 2026-2030 për integrimin e romëve dhe egjiptianëve.
Në fushën ekonomike u krijua Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe u përcaktuan rregullat e reja për licencat e basteve sportive online.
Së fundi, u ndryshua plani i shpenzimeve të Entit Rregullator dhe u alokuan fonde nga Rindërtimi për banesat me dëmtime DS4 në Kurbin dhe Lezhë. (A2 Televizion)