Rifillon lufta? Ushtria amerikane sulmon Iranin pas incidentit me anijen

Nga Xhevahir Qardaku
27 Qershor 2026, 09:07 | Bota

Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, pavarësisht paqes së firmosur. Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane pasi Presidenti Donald Trump akuzoi Iranin për një “shkelje të pamend” të armëpushimit të saj pas një sulmi ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kishte goditur objektet e magazinimit të raketave dhe dronëve, si dhe pozicionet bregdetare të radarëve të premten. Thuhet se sulmet ishin në përgjigje të një sulmi me dron ndaj një anijeje mallrash të enjten, një incident që ndaloi një evakuim të planifikuar të mijëra marinarëve të bllokuar në rajon.

Teherani tha se anija mallrash u sulmua sepse po përdorte një shteg të paautorizuar për të kaluar nëpër rrugën ujore jetësore të Gjirit. Komanda Qendrore e SHBA-së, i përshkroi sulmet si “një përgjigje të fuqishme” ndaj sulmit me dron një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos