Banorët në Drenie, “të harruar, si në komunizëm ashtu edhe në demokraci”

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
26 Qershor 2026, 11:37 | Aktualitet

Të harruar në kohën e monizmit, të harruar edhe tani në demokraci. Mjafton të shikosh rrugën që të çon në Drenie të Patosit për të vërtetuar këtë krahasim të banorëve të këtij fshati, të cilët nuk kanë ndjerë asnjëherë mbështetje apo përkrahje nga shtetin e jetën e tyre të vështirë.

Katër kilometra rrugë me gropa dhe pa asnjë mirëmbajtje është kthyer në problemin më madhor të banorëve të Drenies, të cilët e kanë shumë të vështirë të marrin shërbimet që u nevojiten në njësitë administrative apo bashkinë e Patosit, për të mos folur më pas për emergjencat shëndetësore.

A2 CNN është interesuar pranë Bashkisë Patos për këtë problematikë ku u informuam se fondi i nevojshëm për rikonstruksionin e plotë të rrugës është i lartë dhe i papërballueshëm për buxhetin e bashkisë, duke shtuar se po shqyrtohen mundësi të tjera financimi për ndërhyrje në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos