Protestat për zonët e mbrojtura, një grup eurodeputetësh do të vizitojë Shqipërinë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 10:05 | Aktualitet

Protestat për zonët e mbrojtura, një grup eurodeputetësh do

Një grup eurodeputetësh të të Gjelbërve/EFA pritet të vizitojnë peizazhin e zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë nga 29 qershori deri më 1 korrik.

Ata do të takohen me komunitete lokale, mbrojtës të mjedisit dhe përfaqësues të qeverisë, të cilët janë aktivë në përpjekjet e vazhdueshme për mbrojtjen e mjedisit.

Eurodeputetja Tineke Strik, raportuese në hije për raportin e Komisionit për vitin 2025 mbi Shqipërinë, komenton: “E ardhmja e Shqipërisë qëndron në BE. Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shkojë krah për krah me përparimin e vazhdueshëm në mbrojtje të forta mjedisore, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. Ky raport pasqyron kryesisht këto prioritete”.

Qytetarët e Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen e vendit, jo miliarderët amerikanë që e duan Trumpin. Kjo e ardhme duhet të ndërtohet mbi mbrojtjen e thesareve të saj natyrore, jo mbi fitimet afatshkurtra në kurriz të biodiversitetit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos