“Vriteni Trump!” Mbahet funerali i Khamenei, turma me brohorima kundër SHBA

Nga Rosalba Bejdo
9 Korrik 2026, 15:32 | Bota

Pas ceremonive 6 ditore ne homazh të tij, lideri suprem i Iranit Ajatollahu Ali Khamenei do të varroset këtë të enjte në qytetin e shenjtë të Mashhad.

Mijëra qytetarë e mbështetës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën udhëheqësit të vrarë në sulmet izraelito-amerikane më 28 shkurt, por djali që e pasoi në postin e liderit suprem, Mojtaba Khamenei mbetet ende larg syve të publikut. Funerali zhvillohet pas një rindezje të luftës me Shtetet e Bashkuara, teksa dy vendet kanë shkëmbyer një seri sulmesh gjatë dy ditëve të fundit.

Mijëra pjesëmarrësit në ceremoninë mortore në Mashhad, valvitën flamuj iranianë dhe pankarta me slogane revolucionare. Turma brohoriti thirrje për hakmarrje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa disa mbanin pankarta me mbishkrimin "Vriteni Trump".

Autoritetet iraniane organizuan tubime masive gjatë javës për të treguar forcën dhe unitetin e Republikës Islamike.

Ceremonia u zhvillua mes temperaturave të larta, ndërsa arkivolët e Khameneit dhe katër anëtarëve të familjes së tij u shoqëruan nga mijëra pjesëmarrës ne procesione ne qytete të Iranit dhe Irakut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos