Banorë të lagjes “Mark Lula” në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës janë tronditur pak pas mesditës së kësaj të enjte nga një krim i rëndë brenda familjes. Në rrethana ende të paqarta bashkëshorti ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur shumë pranë hyrjes së banesës së tyre dhe pranë dyqanit, ku të dy shisnin produkte ushqimore.
E ndjera është identifikuar si Bardhe Ziçi, 55 vjece, ndërsa autori, bashkëshorti i saj Shtjefën Ziçi 64 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë nga policia dhe ndaj tij ka nisur marrja në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Nga të dhënat paraprake dhe dëshmitë e para të banorëve të zonës, të dy bashkëshortët njiheshin si njerëz të urtë dhe nuk kishin shfaqur më parë zënka apo probleme, të paktën në publik.
Sipas të dhënave paraprake, arma e zjarrit e llojit çifte me të cilën është kryer vrasja, posdeohej me leje nga 64-vjecari, ndërsa mbeten ende mister motivet që çuan çiftin deri në këtë fund tragjik. Çifti i bashkëshortëve Shtjefën dhe Bardhe Ziçi kanë dy fëmijë të rritur, një djalë dhe një vajzë. (A2 Televizion)